Byreçka me Mish dhe Ullinj – Të Shpejta e Të Shijshme

673 0

Nëse jeni gjithnjë në pikëpyetje se më çfarë mund ta mbushni tryezën përveç pjatave kryesore, gjithnjë kerkoni për receta të thjeshta e interesante si kjo që po ju sugjerojme sot.

Byreçkat e vogla nuk janë një risi në kuzhine, por të përgatitura në këtë mënyrë do i shtojnë shijen vakteve tuaja.

Ju duhen pak përbërës dhe shumë pak kohë për t’i gatuar ndaj mësoni me kujdes recetën.

Përbërësit

200 gr mish i grirë

50 gr ullinj pa bërthamë

1 lugë çaji salcë domatesh

Gjysmë qepe

125 ml ujë

250 gr miell

20 ml vaj ulliri

5 gr kripë

Vaj për skuqje

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju sugjeron të zgjidhni një enë të thellë.

Në të shtoni ujin, vajin dhe pak kripë duke i përzier me njëra tjetrën.

Po këtu pak nga pak shtoni dhe miellin duke e punuar me duar siç bëni zakonisht për të formuar brumin.

Kur kjo të ketë ndodhur, kalojeni brumin në një tryezë të spërkatur me pak miell dhe shtypeni me duar derisa të marrë formë të butë e pa kokrriza.

Formoni topthin e brumit dhe vendoseni sërish në enë, mbulojeni me një napë dhe lëreni për 30 minuta të fryhet.

Ndërkohë përgatisni mbushjen, në një tigan me pak vaj skuqni qepën e grirë hollë derisa të fillojë të skuqet.

Më pas po aty shtoni mishin e grirë dhe ullinjtë e prerë në feta të holla, bashkë me salcën e domateve, sipas dëshirës mund të shtoni erëza të ndryshme.

Lëreni mishin të gatuhet për 5-6 minuta dhe më pas lëreni të ftohet.

Për mbushjen

Tani merrni brumin dhe hapeni me anë të një petësi derisa të arrini 2-3 mm dhe në të bëni forma të rrumbullakta me anë të një gote.

Bëjeni këtë me të gjithë sipërfaqen e petës dhe tek gjysma e rrethit shtoni pak nga mbushja që përgatitët më parë.

Mbylleni byreçkën në formën e gjysmëhënës duke e puthitur mirë më duar në mënyrë që të mos hapet gjatë skuqjes.

Ndërkohë vini një tigan të mbushur me vaj në zjarr dhe vendosini të skuqen një nga një derisa të marrin ngjyrë të artë.

Vendosini në një pjatë të shtuar me letër ne mënyrë që të largoni vajin e tepërt dhe më pas konsumojini sipas dëshirës./AgroWeb.org