Shija e Humbur e Domates – Shkencëtarët Gjejnë Zgjidhjen për ta Rikthyer

265 0

Është e vërtetë që shumë ushqime sot nuk kanë më shijen e mëparshme.

Këtë mund ta keni përjetuar në vetën e parë ose ta keni dëshuar shpesh të thuhet nga prinderit apo gjyshërit.

Veçanërisht domatet të cilat kanë një aromë karakteristike e cila duket se humbet vit pas viti.

Sipas USDA, sot në të gjithë botën domatet edhe kur janë të freskëta shfaqin problemin e humbjes së shijes.

Përse ndodh kjo?

Kjo vjen si pasojë e ndryshimit të procesit të rritjes se tyre dhe ushqyesve.

Sot fermerët fokusohen më shumë tek rezistenca e domateve dhe mbajtja larg e sëmundjeve se tek shija dhe aroma e domateve.

Për rrjedhojë tregjet sot janë të mbushura me domate të cilat konsiderohen të sigurta për konsum, por nuk kanë shijen e mëparëshme.

Një zgjidhje e re nga ekspertët

Për këtë problem një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Floridas japin një zgjidhje për t’ju kthyer domateve shijen e tyre origjinale.

Qëllimi i tyre parësor ishte identifikimi i kimikateve natyrale të cilat ju japin aromë domateve.

Së pari ata ndanë ADN e frutit dhe ekzaminuan kimikatet që dhurojnë aromën karakteristike tek 398 domate të llojeve të ndryshme.

Ata zgjodhën 160 mostra nga i identifikuan në 100 kategori sipas rangut dhe shijes.

Nëpërmjet këtyre klasifikimeve, studiuesit arritën të kuptojnë se cilat janë gjenet e munguara që ju japin aromë domateve.

Ato quhen alele dhe mun dtë përdoren për të zëvëndësuar gjenet e këqija tek domatet që përdoren në përditshmëri.

Ky studim i udhëhequr nga profesori i hortikulturës Harry Klee, u botua në revistën Science dhe konsiderohet si një revoluzion i vërtetë në këtë fushë.

Sipas ekspertëve aplikimi i këtyre gjetjeve do të kërkojë ende disa vite, por pritja ja vlen për shkak të rezultateve prej të cilave do të përfitojnë si fermerët ashtu dhe konsumatori në tyrezë./AgroWeb.org