Flini Vonë apo Zgjoheni Herët – Çfarë i Ndan Njerëzit në dy Grupe?

1.6k 0

Dilema mes personave që flenë në orët e vona të natës dhe atyre që zgjohen herët nis pikërisht tek çështjet e shëndetit.

Kjo mënyrë e të jetuarit është aq e përhapur sa mund t’i ndani njerëzit lehtësisht në dy grupe të mëdha.

Ata që flenë natën vonë kanë tendencën të zgjohen më vonë në mëngjes e ata që zgjohen herët flenë më herët në darkë.

Në teori të dy grupet bëjnë orët e nevojshme të gjumit, por çfarë e përcakton këtë ndarje tek njerëz të caktuar?

Ekspertët e kanë një përgjigje për këtë dhe nuk lidhet vetëm me stilin e jetesës, por edhe me gjenetikën.

Përse zgjidhni të zgjiheni herët në mëngjes apo të flini vonë?

Shumë mund të thonë se kjo ka të bëjë me intensitetin e ditës dhe deri diku kjo është e vërtetë.

Nga ana tjetër gjenetika mban një peshë të madhe në këtë zgjedhje.

Sipas një studimi të vitit 2020 nga European Journal of Personality të cilës i referohet AgroËeb, gjenetika vendos edhe për oraret tuaja të gjumit.

Në regjimin e fjetjes një rol të rëndësishëm luan edhe ritmi kardiak dhe intensiteti që trupi ka në momente të caktuara të ditës.

Po i njëjti studim tregon se edhe përdorimi i telefonave përgjatë ditës tuaj ndikon tek gjumi.

Sipas tyre ka një ndarje të qartë mes personave të cilët përdorin telefonat përgjatë ditës.

Gratë preferojnë të zgjiohen më herët në mëngjes e në këtë grup futen edhe personat shumë të motivuar e aktivë gjatë ditës.

Ndërsa një studim tjetër cilëson se personat që flenë vonë në darkë preferojnë një jetë më sedentare gjatë ditës.

Si përfundim ekspertët shpjegojnë se nuk ka ndonjë dallim të madh shëndetësor nëse ju zgjidhni të zgjoheni herët apo të flini vonë.

E rëndësishme është që të bëni gjumë të mirë dhe të pushoni të gjithë orët e nevojshme për ju.

Nëse zgjoheni të shplodhur mund të zgjidhni që aktivitetet t’i kryeni më vonë në mënyrë që të ruani një trup të shëndetshëm./AgroWeb.org