Kjo recetë me fasule pllaqi, të pjekura në furrë është e mbushur plot shije, kërkon vetëm pak minuta përgatitje dhe është një pjatë e cila reziston disa ditë.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me mënyrën e përgatitjes së saj, provojeni dhe na tregoni nëse ju pëlqeu.

Përbërësit

2 feta pastërma, të prera në kubikë

1 qepë e vogël e ëmbël, e prerë në kubikë

1 spec, i prerë në kubikë

2 thelpinj hudhra, të grira

1 lgj spec djegës

¼ lç kripë

¼ lç piper i zi

2 lgj uthull molle

2 lgj salcë

1 lgj mustardë

1 lç sheqer kaf

2 (rreth 600g) kanaçe me fasule kokërr mëdha

Përgatitja

Fillimisht ngroheni furrën në 200gradë.

Nxehni një tigan të madh dhe aty shtoni mishin. Gatuajeni derisa të marrë ngjyrë kafe të lehtë dhe dhe pjesa më e madhe e yndyrës të ketë dalë.

Hidhni në të qepën, piperin dhe hudhrën. Gatuajeni duke e përzier shpesh, derisa përbërësit të zbuten.

Më pas hidhni një e nga një erëzat e tjera. Lëreni në zjarr nga 1 deri në 2 minuta.

Shtoni më pas uthullën, salcën, mustardën dhe sheqerin kaf derisa të kombinohen.

Pas kësaj hidhni edhe fasulet e pjekura direkt nga kanaçja.

Lëreni përzierjen të vlojë dhe më pas fikni zjarrin.

Në këtë moment mund të shtoni sipas dëshirës më shumë kripë apo piper.

Transferojeni masën në një enë të përshtatshme për pjekje dhe piqeni për 30 deri në 35 minuta.

Në fund hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet pak para se ta shërbeni.

Ju mund ta ruani tavën me fasulet e pjekura në frigorifer deri në një javë./AgroWeb.org