Kinoa është një nga farat më natyrale e të shëndtetshme që mund të gjeni në treg.

Po kaq të shëndetshme janë dhe përdorimet e saj në kuzhinë me receta të cilat të ngopin dhe ofrojnë shije.

Në artikullin e sotëm, AgroWeb.org ju këshillon ta provoni në formën e një sallate të veçantë e cila përzien shijet e ëmbëla me të kripurat.

Kinoa, mollë, mjaltë, bajame e qepë të njoma, të gjitha në një pjatë të madhe që pret për t’u shijuar.

Mësoni si ta përgatisni edhe ju në shtëpitë tuaja këtë recetë interesante.

Përbërësit

350 gr kinoa

1 qepë e njomë

1 mollë

60 gr boronica të thara

30 gr bajame

Për salcën

3 lugë gjelle mjaltë

2 lugë gjelle mente

30 ml lëng limoni

Vaj ulliri

Kripë

Përbërësit

Për të nisur me përgatitjen e kësaj sallate zieni fillimisht kinoan derisa kokrrizat e saj të fillojnë të fyrhen.

Kullojeni, hidheni në një enë të thellë dhe lëreni të ftohet për disa momente për të vazhduar me përgatitjen.

Ndërkohë në një tjetër enë shtoni mjaltin, lëngun e limonit, vaj ulliri, menten dhe pak ujë të nxehtë.

Përzieni në mënyrë që të formohet një salcë e hollë, por kremoze dhe e njëtrajtshme.

Në fund hidhni kripë dhe piper sipas dëshirës dhe lëreni mënjanë.

Prisni mollën në kubikë të vegjël, shtypni bajamet të cilat duhet të jenë të pjekura dhe prisni hollë fijet e qepës së njomë.

Tani të gjithë përbërësit shtojini një nga një tek ena ku ndodhet kinoa duke mos harruar dhe boronicat e thara në fund.

Rreth 30 minuta para se ta shërbeni shtojini sallatës tuaj salcëmn e veçantë që përgatitët më parë duke hedhur fillimisht gjysmën e saj.

Përzieni mirë dhe nëse dëshironi një shije më të fortë mund të shtoni dhe gjysmën tjetër të saj.

Sapo të gjithë bërbërësit të kenë thither salcën dhe të jenë zbutur paksa, shërbejeni të ftohtë për të kaluar një vakt plot shije./AgroWeb.org